Ja emrat e kandidatëve të partive politike që konkurrojnë për Tiranën (11 Shtator 2000)


Ja emrat e kandidatëve të partive politike që konkurrojnë për Tiranën (11 Shtator 2000)

12:56 11/09/2000

Janë zyrtarizuar emrat e 14 kandidatëve të cilat do të konkurojnë me 1 tetor për Bashkinë e Tiranës. Është mbyllur afati i regjistrimit në Komisionet e Votimit për emrat e kandidatëve për kryetar të bashkive, komunave dhe të kandidatëve për këshilltar. Në Tiranë konkurrojnë për socialistët dhe socialdemokratët, Edi Rama. Për Partinë Demokratike Besnik Mustafaj. Për Aleancën Demokratike Arben Demeti.

Për të Djathtën e Bashkuar Dashamir Shehu. Për Partinë Republikane Maksim Haxhia. Për demokristianët Genci Rama. Për komunistët Hysni Milloshi. Për komunistët e bashkuar Arben Tufa. Për Partinë Konservatore Armando Ruço. Për Partinë Lidhja Kombëtare Setki Hoxha dhe për Partinë Forca Albania, mjeku Gazmend Male. Krahas tyre për Tiranën konkurrojnë dhe dy kandidatë të pavarur Muslet Saiti dhe Albert Karriqi./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme