16:53 14/05/2014Një ditë më parë kryeministri Rama e quajti film të servirur nga media, rrjetet sociale dhe opozita atë çfarë ndodhi me avionin e drogës në Divjakë.Por një tjetër film, kësaj here të animuar dhe pa zë serviri sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që sipas tij tregonte kronologjinë e ngjarjes minutë pas minute.Para filmit, Didi e përshkruajti në mënyre kronologjike të gjithë lëvizjen e avionit, deri në uljen në Divjakë, duke dhënë detaje edhe për momentin e devijimit.Për ministrin e Brendshëm ky film është e vërteta. Vetë kryeministri Rama nuk foli asnjë fjalë për këtë ngjarje, por u kërkoi drejtuesve të policisë të mos i dëgjojnë akuzat politike.Tv Klan