Ja ‘kryesori’ i tretë i grupit që u shkatërrua në operacionin ndërkombëtar
Gazetarja Aida Topalli sjell të tjera detaje lidhur me operacionin e përbashkët italo-shqiptar ku u arrestuan 37 persona.
Një tjetër person kryesor është edhe Ilirjan Zaimi.
Roli i tij ishte pastrimi i parave që siguronte grupi përmes trafikut të lëndëve narkotike.
Në grupin e goditur ishin 10 shqiptarë. Kokat ishin Robert Muftari dhe Elton Hamza.
Përgjimet ndaj tyre kanë zgjatur mbi 4 vjet. Më herët janë goditur disa herë nga antimafia italiane ku iu janë sekuestruar sasi të mëdha lëndësh narkotike dhe parash.
SPAK i ka sekuestruar atyre edhe 4 milionë euro pasuri, apartamente, fabrika e lokale, në Tiranë dhe Vlorë.
Klan Plus