Ja kush është 16-vjeçari që ndërroi jetë në aksidentin e djeshëm në autostradë
Ky është Emarildo Hoti 16 vjeçari që humbi jetën një ditë më parë në rrugën dytësore të autostradës Tiranë- Durrës.
Ai u përplas për vdekje nga një makinë teksa udhëtonte me biçikletë në momentin që po kthehej nga puna në tregun e Fruta-Perimeve, për në shtëpinë e tij që e kishte rreth 1 kilometër larg vendngjarjes.
Sipas policisë së tiranës, Visjana Hasani, banuese në fshatin Laknas, duke drejtuar mjetin e saj “Benz”, me targa AA 562 MR, ka përplasur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kompanisë “Veko”, Emarildo Hoti, 16 vjeç.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.55 autorja e aksidentit është arrestuar nga policia.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e lartë e mjetit dhe një parakalimi gabuar.
16 vjeçari fillimisht është transportuar drejt spitalit të traumës për ti dhënë ndihmën e pare, por për shkak të dëmtimeve të shumta kryesisht në pjesën e kokës, ai nuk ka mundur të shpëtoi./tvklan.al