Ja në ç’kushte mësohet në Thanasaj të Lushnjes


Ja në ç’kushte mësohet në Thanasaj të Lushnjes

15:42 27/03/2014 shkolla-LushnjeTeksa Ministria e Arsimit po kërkon të fusë në shkolla lojën e shahut, si pjesë të projektit Kasparov, në Thanasaj të Lushnjes nxënësit janë të detyruar që të mësojnë me çadra hapur në kohë shiu, pasi shkolla është pa tavan dhe në gjendje skandaloze.

Përpara se të mendojë për të zhvilluar mendjen me sportin e shahut, nxënësësit e kësaj shkolle duhet të mendojnë si të ruajë shëndetin në dëshirën e tyre për t’u shkolluar, në shkollën që pritet të kthehet në shërbim të komunitetit.

Edhe pse rrezikojnë shëndetin, nxënësit nuk mungojnë në shkollën e fshatit Thanasaj në Lushnjë.

Në këtë ndërtesë nuk bëhet fjalë për tualete apo ngrohje. Teksa fëmijët mbrohen nga shiu me çadra hapur, nuk mbrohen dot nga suvaja që po bie çdo ditë duke iu rrezikuar jetën.

E ndërtuar në vitin 1970, tashmë ajo ka pamjen e një rrënoje. Në të mësojnë 150 nxënës në 7 klasa.

Shkolla si qendër komunitare është nisma e ministres së Arsimit Lindita Nikolla, për përmirësimin e cilësisë së punës dhe të jetës në shkollat e vendit. Në atë rast ministrja tha se “Është shumë e rëndësishme që ta kemi shkollën vatër të zhvillimit rajonal dhe një pikë të rëndësishme të projektimit të të gjithë zhvillimit komunitar dhe formimit të qytetarëve të rinj, pse jo dhe të udhëheqësve të rinj të Shqipërisë së nesërme.

 





Të ngjashme