Ja që dashuria e përjetshme nuk ekziston…


Ja që dashuria e përjetshme nuk ekziston…

18:46 20/09/2016

Prej gati 10 vitesh janë konsideruar si shembull për dashurinë e tyre.

Por ja që edhe histori dashurie si ajo e Angelina Jolie dhe Brad Pitt e paskan një fund.

Ditën e sotme, mediat ndërkombëtare shkruajnë se Jolie ka kërkuar divorcin nga aktori 51 – vjeçar, pas 2 vitesh të martuar. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga avokati i aktores 41 – vjeçare.

Çifti hollivudian u martua në 2014 – ën, pas 8 vitesh lidhje.

Jolie dhe Pitt kanë 6 fëmijë sëbashku dhe sipas amerikanes “TMZ”, aktorja do të kërkojë kujdestarinë e tyre.

Arsyet e ndarjes nuk dihen, megjithatë, avokati i Jolie në qëndrimin e tij zyrtar tha:

“Ky është një vendim në të mirë të familjes. Ajo nuk dëshiron ta komentojë këtë vendim dhe kërkon që të respektohet privacia e familjes”

./tvklan.al






Të ngjashme