Ja rreziku që mund t’ju vijë nga antibiotikët
Këto janë imazhet tmerruese të një gruaje e cila përjetoi një reaksion të paimagjinueshëm në 90% të trupit të saj pasi mori shumë antibiotikë. Sandy Duperval, 34 vjeç, mori sëmundjen toksik epidermal, që e la të luftonte me jetën e saj në spital.
Mjekët e përshkruan diagnozën e saj si një infeksion që ajo e ka patur në trupin e saj 7 vite më parë. 10 ditë më pas ajo mori sëmundjen që për pak i mori jetën nga konsumi i shumtë i antibiotikëve. Ajo shkoi menjëherë në spital pasi gjendja e saj u përkeqësua, por mjekët e paralajmëruan familjen e saj se ajo mund të mos e kalonte natën. Megjithatë, këngëtarja nga Toronto, Kanada, ia doli me anë të një operacioni. Ajo që prej asaj kohe e ka ndarë me të tjerët sëmundjen e saj për t’i inkurajuar./tvklan.al