Ja si do të jetë moti në fundjavë
Nëse keni bërë planë për në fundjavë, mos hezitoni të visheni trashë dhe të merrni çadrën me vete, pasi moti do ndryshojë disa herë brenda ditës, por ditën e hënë nuk do të mungojnë reshjet e dëborës.
Ditën e shtunë kryesisht do të mbizotërojnë vranësirat dhe shirat, më të konsiderueshëm në Qendër, deri mëngjesin e së dielës.
Ndërsa në Veri, shira të dendur mbrëmjen e së dielës deri mesditës e së hënës. Vranësirat dhe shirat mbeten dominante edhe të hënën, më të dendur në ekstremin Verior dhe Jugor.
Temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjeseve ndërsa pësojnë rënie me 2 – 3°C gjatë orëve të mesditës, më e ndjeshme në zonat Veriore dhe Lindore.
Mbrëmja e së hënës sjell rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin dhe reshje dëbore gjatë natës, në zonat malore.
/tvklan.al