Ja si u arrestuan 5 trafikantët/ Operacioni “Mjegulla” sekuestrohen 90 kg drogë


Ja si u arrestuan 5 trafikantët/ Operacioni “Mjegulla” sekuestrohen 90 kg drogë

12:53 02/12/2017 https://youtu.be/DkUxUN8jeVs

 Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Forcave Operacionale Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin “MJEGULLA”. Si rezulat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  1. Klajdi Xhelollari, 29 vjeç, lindur në Korçë, dhe banues në Tiranë.
  2. Hysni Elmazi, 31 vjeç, lindur në Mokricë, banues në Durrës.
  3. Afrim Shaba, 54 vjeç, lindur në Tiranë, banuese në Tiranë.
  4. Arian Kërtusha, 52 vjeç, lindur dhe banues në Durres, i dënuar me parë.
  5. Pirro Çapi, 52 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, i dënuar më parë.

Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë më datë 01.12.2017, ora 12:45 në rrugën “Kastriotët” në këto rrethana:

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve  më datë 01.12.2017, në orët e mesditës është organizuar shërbim pasi në bazë informacioneve të marra në rruge operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit Klajdi Xhelollari, Hysni Elmazi dhe Afrim Shaba, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institut Kamëz, Paskuqan, Babrru, etj.

Personat e lartpërmendur lëviznin me automjetet BMW me targa AA 314 RV, Peugeot me targa AA 911 GY, Peugeot  me targa AA 459 IA, në përdorim nga këta shtetas.

Ne Rrugën “Kastriotët” pranë vendit të quajtur “pallatet e Verdha” janë neutralizuar dhe prangosur, të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjeteve të tyre dhe ne sediljet e pasme ndodheshin disa thase të zinj të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Në vijim të operacionit  janë kapur dhe arrestuar edhe dy shtetas të tjerë konkretisht, Arian Kërtusha dhe Pirro Çami të cilët qarkullonin me një automjet “Mercedez Benz” me targa AA 761 KK,  për të cilet kishte dyshime së bashkëpunonin më autorët e dyshuar të arrestuar në flagrancë.

Sasia e bimës së dyshuar si narkotike të përshkruar më lart, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 90 kilogramë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

4 automjete 

8 telefona celularë

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Klajdi Xhelollari, Hysni Elmazi, Afrim Shaba, Arian Kërtusha dhe Pirro Çapi./

tvklan.al

 

 






Të ngjashme