Jackie Chan tregon periudhën e errët në jetën e tij
Aktori Jackie Chan ka folur për periudhën më të errët të jetës së tij. Në publikimin e librit të tij në gjuhën angleze, “Never Grow Up”, aktori ka treguar se në fillimet e karrierës, jeta e tij mori të tatëpjetën.
64-vjeçari tha se fama ndikoi nëgativisht tek ai, aq sa filloi të konsumonte alkool dhe lëndë narkotike. Shpeshherë i jepte makinës në gjëndje të dehur, madje një ditë kishte përplasur dy makina luksoze. Chan tha se paratë që fitonte i shpenzonte në lojërat e fatit, me prostituta apo blinte makina luksoze.
Aktori gjithashtu pranoi se i kishte keqtrajtuar femrat, madje dhe ish-bashkëshorten kur ajo kishte qënë shtatzënë. 64-vjeçari tha se tani çdo gjë ka ndryshuar. Ai pranoi se gjithçka ishte pasojë e papjekurisë së tij në atë moshë.
Klan Plus