Jahmir Hyka në formacionin e javës në Zvicër
Jahmir Hyka është kthyer në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës. Mesfushori i Luzern shënoi 2 gola në fitoren 3 – 0 me Vaduz duke siguruar fitoren. Gazeta “Blick” vlerësoi paraqitjen e 28-vjeçarit, i cili u rikthye te goli pas 4 muajsh dhe tani është në kuotën e 5 golave.
Jahmir Hyka po luan sezonin e gjashtë me Luzern që edhe këtë sezon synon pjesëmarrjen në kupat e Europës, pasi titulli duket se edhe këtë sezon do të jetë i Basel që kryeson i shkëputur.
Në ekipin e javës së 17 të kampionatit zviceran është edhe Albian Ajeti, vëllai i Arlind Ajetit. Sulmuesi 19-vjeçar i St.
Gallen realizoi golat në fitoren 2 – 1 me përmbysje me Sion. Ai ende nuk ka vendosur për përfaqësuesen që do të zgjedhë, ndërsa nga Zvicra U21 nuk grumbullohet prej 1 viti.
Tv Klan