Jahmir Hyka shënon përsëri, realizon 2 herë përballë Basel
Basel fiton sfidën në fushën e Luzern, por Jahmir Hyka ishte i jashtëzkonshëm. Mesfushori shqiptar shënoi golat për ekipin e tij në disfatën 3 – 2 në takimin e vlefshëm për javën e tretë të Superligës së Zvicrës.
Hyka shënoi golin e barazimit dhe kaloi në avantazh pak minuta më vonë Luzern, që ruajti epërsinë deri në minutën e 70’.
Jahmir Hyka tegoi vlerat e tij në këtë sezon që duket se do të jetë i suksesshëm për të. 28-vjeçari ka shënuar 3 gola në po aq ndeshje në kampionat.
Humbja përballë Basel të Taulant Xhakës që kryeson renditjen erdhi pas golave të Marc Janko. Skuadra e Xhakës kryeson udhëheq klasfikimin me pikë të plota, ndërsa Luzern bie në vendin e tretë dhe është në të njëjtën kuotë me Young Boys e që ndodhet i dyti.
Tv Klan