Jahmir Hyka shkëlqen me Lucernën në Zvicër
Jahmir Hyka ishte lojtari i ndeshjes në fitoren 4 – 0 të Lucernën me kampionët e Bazelit.
Mesfushori shqiptar u tregua i papërmbajtshëm duke siguruar penalltinë e golit të dytë dhe realizoi të tretin për të zotët e shtëpisë.
Hyka realizoi golin e katërt në këtë sezon pozitiv të Luzern në Superligën e Zvicrës. Për Bazelin në fushë ishte Naser Aliji.
Kjo fitore e mban Lucernën në vendin e tretë që e kualifikon në turin e tretë eliminator të Europa Ligës.
Ky është sezoni i gjatë i Jahmir Hykës me Lucernën. Superligës së Zvicrës i kanë mbetur edhe dy javë pa zhvilluar.
Më i rrezikuar për të rënë një kategori më poshtë është Zyrihu ku luan Burim Kukeli, ndërsa Vaduzi i Armando Sadikut pozicionohet në vendin e tetë.
I parafundit është Lugano i Frederik Veselit.
Tv Klan