Jaho Sali Mulosmani dërgohet në burgun 313 (9 Maj 2001)


Jaho Sali Mulosmani dërgohet në burgun 313 (9 Maj 2001)

12:02 09/05/2001

Jaho Sali Mulosmani ka lënë sot qelitë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe është sistemuar në burg. Mëngjesi i sotëm ka çliruar nga masat e rrepta të sigurisë godinën dhe zonën përreth të drejtorisë blu të kryeqytetit. 3 ditë pas arrestimit në një nga zyrat qeli të drejtorisë, Jaho me urdhër nga Gjykata është dërguar në një nga qelitë e paraburgimit të një nga burgjet e Tiranës që për efekt sigurie nuk konfirmohet nga uniformat blu. Por, ka shumë mundësi që Jaho Mulosmani të jetë burgosur në burgun 313 për shkak të sigurisë më të lartë aty.

Masat e rrepta të sigurisë për të kanë vazhduar gjatë gjithë kohës madje dhe dje në gjykatë ku ai për herë të parë u përball me gjyqtarët dhe të pandehurit e tjerë, ishin mobilizuar dhjetëra policë që nga rrugorët, efektivët e Shqiponjave të Komisariatit 2 dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë me në krye dy titullarët e policisë, Zylyftari. Ai ka lëvizur me një fuoristradë të blinduar i shoqëruar nga makina të tjera policie. Të njëjtat masa janë parë dhe sot nga Drejtoria e Policisë.

Një qeli vetëm për të mësohet të jetë rregulluar nga gardianët e burgut. Jaho Sali Mulosmani i akuzuari kryesor për vrasjen e deputetit Hajdari, tashmë prezent në sallë, është thesari më i fundit për dëshmi të tij për grupin e prokurorëve. Seanca e ardhshme ku priten zhvillime të reja do të jenë pas 2 ditësh./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme