Melek, siç nuk e keni parë…
Aktorja turke Bensu Soral po kalon momente të paharrueshme me të fejuarin e saj Hakan Bash. Çifti i famshëm i showbizit turk ka nisur pushimet sëbashku me futbollistin e Gallatasarayt, Semih Kaya dhe bashkëshorten e tij, Yasemin.
Katërshja ka marrë me qira jahtin “e dashurisë”, kostoja e të cilit është 2 500 euro në ditë, dhe kanë nisur një turne në detin Egje. “HaberTurk” ka fotografuar momentet romantike të aktores Soral, e cila mori famë të madhe me rolin e Melekut në serialin “I Infiltruari”, transmetuar në Klan Plus. Pas puthjeve të shpeshta në ujin e kristaltë të Egjeut, Bash u ngjit në jaht dhe i zgjati peshqirin të fejuarës së tij. /tvklan.al