Jakini kampion Europe


Jakini kampion Europe

15:13 22/11/2016

Sokol Jakini u shpall kampion i Europës në kickbox. Sportisti shqiptar fitoi duelin për peshën deri 76 kilogramë me rumunin Marian Serban e zhvilluar në Areco. Një rikonfirmim i Jakinit, i cili triumfoi edhe vitin e kaluar me të njëjtin sfidant.

Përballja mes Jakinit dhe Serban ishte tepër e luftuar dhe e ekuilibruar. Spektakël dhe emocion në 7 raundet e zhvilluar ku fituesi u përcaktua me pikë me vendim unanim nga gjyqtaria.

Kjo ishte sfida e fundit në karrierë për 30-vjeçarin Sokol Jakini që nuk ka asnjë humbje, i cili drejton edhe një ekip që mban emrin e tij, duke zhvilluar akoma më tej disiplinën e kickbox-it./TvKlan






Të ngjashme