Jakup Krasniqi për Rugovën – (10 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Në këto ditë të vështira kombit shqiptar nuk i mbetet gjë tjetër veç mobilizimit ëushtarak të përgjithshëm për mbrojtjen e qenies së tij. Kjo është thirrja e Jakup Krasniqit, zëdhënës i UÇK -së, para gazetarëve.
Krasniqi ka kërkuar ndërhyrjen e trupave ushtarake të NATO-s në tokë për t’u ndeshur me serbët. Duke komentuar takimin e sotëm Rugova-Millosheviç, Krasniqi u shpreh.
Jakup Krasniqi UÇK:- “Ka mundësi që ai në mënyrë të dhunshme nga policia që gjoja paska marrë në mbrojtje të kërkon ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi qarqet dhe objeket serbe, të cilën gjë e ka kërkuar për çdo të premte nja tetë-nëntë vite. Si duket kërkesa që është bërë, është bërë ose nga frika ose nga presioni. Ai ka bërë një akt tepër të ligë, se s’mund ta quajmë tjetër përveçse një tradhëti të lartë ndaj kombit dhe Atdheut. Dhe me paraqitjet e fundit të tija i ka marre vedit të drejtën për të përfaqësuar jo më popullin shqiptar por as vetveten. Te drejtën për ta përfaqesuar popullin shqiptar s’e ka pasur kurrë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame