“Jam plak tani, kam harruar të propozoj dhe të dashuroj…”


“Jam plak tani, kam harruar të propozoj dhe të dashuroj…”

15:19 04/12/2017

Një 60-vjeçar nga Saranda telefonoi sot në “Aldo Morning Show”, ku përmes telefonatës ka kërkuar njohje.

Valteri tha se jeton vetëm prej më shumë se 7 vitesh pasi është divocuar nga gruaja.

Ai tha se kërkon një grua që të mos ketë fëmijë, të dijë të gatuajë dhe të hekurosë. Nëse nuk plotëson këto kushte 60-vjeçari tha se nuk e pranon.

“Jam Valteri nga Saranda, jam 60 vjeç. Jam plak tani se kam harruar të propozoj dhe të dashuroj. Unë kam një biznes të vogël, jetoj vetëm. Fëmijët i kam të rritur dhe të martuar. Dua të njihem me një malësore. Unë jam divorcuar nga gruaja se u sëmur dhe ka ikur tek djemtë jashtë vendit. Unë kam mbi 7 vjet që jam divorcuar, tani kam qejf të njihem me dikë. Personi që më kërkon duhet të mos ketë fëmijë dhe të njohë hekurin dhe kuzhinën, këto janë punët e gruas. Unë mbaj përgjegjësi për punët jashtë shtëpisë dhe ajo për shtëpinë”,

tha Valteri.

/tvklan.al






Të ngjashme