“Jam shumë e lumtur që më është dhënë gjithë kjo vëmendje…” (Video)


“Jam shumë e lumtur që më është dhënë gjithë kjo vëmendje…” (Video)

19:27 29/11/2018

Qershorin e këtij viti ajo fitoi kurorën e Miss Universe Albania 2018. Bëhet fjalë për bukuroshen 18-vjeçare Trejsi Sejdini, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në finalen botërore të Miss Universe 2018, që do të mbahet në Bangok, më 17 Dhjetor.

Në këtë konkus marrin pjesë 91 shtete përfaqësuese nga e gjithë bota. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Sejdini rrëfeu emocionet e fitores së “Miss Universe Albania” dhe pjesëmarrjes në finalen botërore të Miss Universe që do të mbahet në Bangok.

https://youtu.be/8DCcH9ZVkUk?t=3m35s

“Emocionet kanë qenë të mëdha, por mua si person më karakterizon vetëbesimi. Nuk di si e kam mbajtur veten kur u tha emri im. Por edhe nëse nuk do isha unë, por shoqja ime, sërish do gëzohesha, por jo kaq shumë. Jam shumë e lumtur që më është dhënë gjithë kjo vëmendje.

Sapo të dal nga këtu do të nisem për në Bankok. Është kompeticioni më i madh që ka 64 vite që zhvillohet. Këto 10 vitet e fundit Shqipëria nuk është kualifikuar në 10-she, por unë shpresoj t’ia dal dhe pse jo ta fitoj këtë konkurs apo të marr një çmim”,

tha Sejdini.

/tvklan.al






Të ngjashme