“Jam Spiderman”, 23-vjeçari hidhet nga terminali në Rinas


“Jam Spiderman”, 23-vjeçari hidhet nga terminali në Rinas

19:17 01/09/2016

Një tjetër ngjarje e pazakontë vjen nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas. Një i ri ka kryer vetëvrasje brenda ambienteve të aeroportit pasi u hodh nga tarraca e terminalit.

Ai është 23-vjeçari Juglend Kapllanaj, banues në Tiranë. Policia thotë se ai ka mbërritur në Shqipëri në orën 15:30 nga Mynihu.

Pasi ka kaluar kontrollin kufitar në hyrje, ai është drejtuar tek informacioni i administratës së TIA-s, ku u ka thënë punonjësve se është një “Spiderman”. Nuk sqarohet se si ai është lejuar të hipë në tarracën e zyrave të kompanive ajrore, prej nga ku është hedhur nga një lartësi prej 7-8 metra.

Forcat e policisë janë afruar menjëherë me marrjen e njoftimit se një person kishte hipur në tarracë, por ai nuk ka komunikuar me asnjë është hedhur menjëherë.

Trupi i tij është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra. /TV KLAN






Të ngjashme