Jamie Foxx transformohet si Mike Tyson
Gati për të interpretuar kontrastet e mëdha të jetës së boksierit
Gati për të portretizuar Mike Tyson në filmin e ri. Aktori Jamie Foxx ka surprizuar fansat e tij me këto foto, rezultat i një pune stërmunduese dhe disipline të fortë për të arritur fizikun supermuskuloz.
“Më në fund gjërat u sistemuan”, shkruan aktori hollivudian në rrjetet sociale.
52-vjeçari shprehet se ka akoma punë, por ndihet gati për të sjellë figurën kontroverse të boksierit të famshëm. Do të jetë një histori personale e Tyson dhe do të trajtojë disa nga fragmentet kulminante, por edhe të errëta të jetës së tij.
Mes tyre, burgosja për dhunë seksuale ndaj një 18-vjeçareje nga 1992 në 1995, kafshimet e vazhdueshme në vesh ndaj Evander Holyfield në ndeshjen e 1997-s, apo arrestimi për shkak të dhënies së makinës nën efektin e alkoolit dhe drogës në 2006.
Çfarë t’i thuash Mike-t të Hekurt… një jetë si në filma.
Tv Klan