Jamuri si shembull: Për ata që nuk flenë dot kur të tjerët vuajnë
Është një ndër aktoret më të pëlqyera në Turqi dhe më gjerë, por nga ana tjetër është edhe shembull për t’u ndjekur.
Aktorja Beren Saat, e cila luan rolin e Jamurit në serialin “Hakmarrje”, transmetuar në Televizionin Klan, është nderuar me çmimin special për “Ndjeshmëri Sociale” nga Universiteti Okan në Turqi. Në fjalimin e mbajtur, Saat tha se çmimet nga universitetet e emociononin më shumë nga të gjithë. “Në universitete vij duke mu dridhur gjunjët. Kur përmendet ‘ndjeshmëria’ dua të falenderoj nënën time. Sepse ajo është një grua që problemet e të tjerëve i bën të sajat dhe përpiqet t’i zgjidhë. Ndoshta unë jam kështu ngaqë jam nxënësja e saj.” Në përfundim të fjalës së saj, Saat tha se ky çmim le të shkojë për të gjithë ata që “nuk flenë dot kur të tjerët vuajnë”/tvklan.al