Janet Jackson përfundon turin “State of the World”
Këngëtarja legjendare Janet Jackson ka mbyllur me sukses turin e saj botëror me emrin “State of the World”. Destinacioni i saj i fundit ishte këtë të diel në arenën Philips në Atlanta, Georgia.
Këngëtarja përgjatë këtij viti ka performuar në 54 shtete të Amerikës dhe 2 në Kanada. Pavarësisht se Jackson kishte pak muaj nga lindja e fëmijës së saj të parë, ajo zgjodhi të rikthehej më e fuqishme se kurrë me këtë tur.
Tematikat që 51-vjecarja preku gjatë koncerteve të ndryshme ishin dhuna policore, lufta ndaj terrorizmit dhe çështjet e racizmit në Amerikë.
Motra e vogël e Michael Jackson ka mbi 30 vjet që thyen rekorde në botën e muzikës, duke u kthyer në një nga figurat kryesore të muzikës pop dhe R n’B në Amerikë.
Klan Plus