Japonia “pushtohet” nga dëbora (5 Janar 2001)


Japonia “pushtohet” nga dëbora (5 Janar 2001)

12:37 05/01/2000

Japonia është mbuluar nga bora. Sipas meteorologëve vendas veriu i Japonisë është përfshirë nga stuhitë e saj. Trashësia e borës në disa vende ka arritur në 75 centimetra duke e vështirësuar ose bërë të pamundur qarkullimin me automjete.

Gjithashtu linjat ajrore dhe sistemi i qarkullimit me trena, pothuaj është paralizuar plotësisht në disa qytete. Dhe makinat e shpëtimit që dalin në raste të tilla janë përplasur me njëra-tjetrën nga era dhe bora e dendur.

Ndërsa në një aksident rrugor janë plagosur 14 persona. Sipas meteorologëve një front i ftohtë ajri po vjen nga Kina verilindore, ndërkohë që temperaturat regjistrohen në -36 gradë celsius./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme