Java e 34 e Superligës, Kukësi përballë Korabit
Java e 34 e Superligës do të luhet e gjitha sot. Ekipet e kreut ndahen me nga 1 pikë nga njëri-tjetri 3 ndeshje nga fundi. Kukësi që mban vendin e parë ka një provë të lehtë me Korabin që nuk ka më objektiva. Trajneri Ernest Gjoka pritet të bëjë disa ndryshime në formacion. Skuadra kuksiane i ka marrë asaj dibrane 7 pikë në 3 ndeshjet e mëparshme të këtij sezoni dhe as në ndeshjen e sotme nuk priten supriza. Ekipi i Gjokës pret një hap fals të Skëndërbeut në ndeshjen me Tiranën për të vendosur një dorë tek titulli kampion, ndonëse dy javët e fundit do të përballet direkt me korçarët dhe do të ketë një transfertë jo të lehtë me Luftëtarin në Gjirokastër.
Skëndërbeu nuk kërkon të gabojë në ndeshjen me Tiranën që luan për mbijetesën. Te korçarët në dyshim është Osmani, ndërsa te bardheblutë mungon Ede.
Partizanit i duhet fitorja në Vlorë që të mos humbasë më terren në garën për titull, duke shpresuar në gabimet e rivalëve dy javët e fundit. Nga ana tjetër Flamurtarit i nevojiten pikë për të qëndruar jashtë zonës së rënies nga kategoria. Takimet e tjera të ditës janë Laçi – Vllaznia dhe Luftëtari – Teuta.
Tv Klan