Java e fundit e fazës së dytë
Kampionati mbërrin në gjysmën e tij.
Java e 18 e Superligës, që do të luhet të enjten, mbyll fazën e dytë. Kukësi do të luajë me Luftëtarin në Gjirokastër, një fushë e vështirë për të gjithë ekipet e kreut. Fitorja me Skëndebeun i dha avantazh ekipit të Ernest Gjokës, por jo eufori.
“Ndeshjet kanë qenë afër dhe nuk ka çështje euforie”.
Ndeshje jashtë fushe edhe për Tiranën, që përsëri ka probleme me mungesat. Bardheblutë do të luajnë me Vllazninë në Shkodër dhe Olsi Teqja shpreson që kreu të jetë më pranë pas këtij takimi.
“Kemi lënë disa pikë edhe për shkak të mungesave. Shpresojmë ta mbyllim mirë që të afrohemi me kreun”.
Vëmendja përqendrohet të takimi Skënderbeu – Partizani, një përballje mes dy ekipeve pretendentë për titullin kampion. Pas takimeve të javës së 18, Superliga do të pushojë për 1 muaj, që përkon edhe me periudhën e merkatos së dimrit.
Tv Klan