Java e tretë e Superligës
Superliga do të zhvillojë xhiron e tretë këtë fundjavë.
Pas takimeve të para, Skënderbeu kryeson i vetëm.
Partizani që u ndal në një barazim pa gola nga Vllaznia ndeshjen e fundit dhe arriti të mundë vetëm në fund Luftëtarin, në javën e parë do të luajë të dielën me Teutën në Durrës. Mbrojtësi Renaldo Kalari shpreson që ekipi ta kalojë ngërçin.
“Në përballjen e radhës ndaj Teutës shpresojmë të përmirësojmë mungesën e shënimit të golave të zhbllokohen sulmuesit dhe ekipi”.
Te skuadra tjetër kryeqytetase Tirana, problemet me dëmtimet dhe federimet kanë qenë të pranishme në këtë fillim kampionati. Me grupin para ndeshjes me Kukësin, në shtëpi është bashkuar Gjergj Muzaka, i cili e kaloi dëmtimin. Trajneri Ilir Daja vendos si objektiv minimal kupat e Europës për këtë sezon.
“Këtë sezon, synimi ynë është minimalisht arritja e Kupave të Europës. E kemi studiuar Kukësin dhe objektivi ynë, është padyshim ta fitojmë këtë takim”.
Këto janë të gjitha ndeshjet e javës së tretë, ndërsa në të katërtën do të luhet derbi Partizani – Tirana.
Tv Klan