“Je i palexueshëm”, Flavia rrëfen çfarë i jep pasiguri tek Saimiri


“Je i palexueshëm”, Flavia rrëfen çfarë i jep pasiguri tek Saimiri

20:49 25/01/2021

Ka nisur tashmë nata e 11-të e spektaklit Love Story në TV Klan, teksa Saimiri ka pasur tre takime romantike me tre nga vajzat e kastit.

Një nga të zgjedhurat e tij ka qenë sërish Flavia, me të cilën ka ndarë disa momente të këndshme.

Veç të tjerash Flavia i ka rrëfyer Saimirit arsyen përse ndjen një pasiguri me të.

Saimiri: Kurrë nuk e kisha menduar që ti të ishe aq njeri i ndjeshëm, pashë një anë shumë të bukur tënden. Si do e mendonte Flavia jetën me mua? E mendon të jetosh jashtë?

Flavia: Po, kam menduar gjithë kohës të jetoj jashtë.

Saimiri: Kur e mendon Flavia që të krijojë një familje?

Flavia: Nuk e mendoj këtë, mendoj se është diçka që ndodh. Nuk bëj plane për këto gjëra. Nuk jam 100% si në jetën reale, mua kamerat më vendosin pak në siklet dhe nuk mund të hapem kurrë dot 100%.

Saimiri: Sa përqind të Flavias njohim ne këtu?

Flavia: 70-80%.

Saimiri: Atëherë 20% do t’i nxjerrim ne mezor. Nga 1-10, sa ndjen Flavia për mua?

Flavia: 7. Je një tip shumë i palexueshëm ti dhe fakti që jemi disa vajza, më jep shumë pasiguri. Na iku nga duart themi ne!

Saimiri: Ishte takim shumë i këndshëm, njoha Flavian pak më mirë dhe shpresoj të kalojmë akoma më shumë kohë bashkë për të të njohur akoma më mirë./tvklan.al






Të ngjashme