“Jemi gati për luftë”
Katari është gati për luftë. Doha u është përgjigjur kështu shteteve arabe që i kanë vendosur bllokadë, duke u bërë të qartë se nuk janë një “kafshatë e leftë” për t’u kapërdirë.
“Katari nuk është një shtet i lehtë për tu gëlltitur nga dikush. Ne jemi gati. Jemi gati të mbrojmë vendin tonë
”, tha Ministri i Punëve të Brendshme të Katarit, Khalid Al Attiyah gjatë një interviste për “Sky News
”. Megjithatë, ministri tha se shpresonte “që ne nuk do të mbërrijmë në fazën që të kemi ndërhyrje ushtarake
”. Me 5 qershor 2017, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti vendosën bllokadë totale kundër Katarit, pas akuzave se mbështet grupet terroriste. Më pas ata i dorëzuan një listë me 13 kërkesa për t’i dhënë fund bllokadës, ku përfshihej edhe mbyllja e rrjetit televiziv Al-Jazeera dhe mos lejimi i bazës ushtarake turke në vend. Katari ka refuzuar dhe ultimatumi parashikohej të skadonte mbrëmjen e të dielës kur, me ndërhyrjen e Kuvajtit u shty për 48 orë në mënyrë që t’i jepet një mundësi diplomacisë. /tvklan.al