Jemin Gjana: Abuzimet në dogana janë të mëdha (25 Tetor 2000)
Kryekontrollori Kërçuku i ka mbrojtur shifrat e kontrollit të tij në Komisionin Parlamentar të Financave dhe pse më parë kishte refuzuar ftesën e kryetarit Malaj. Në fillim të mbledhjes së këtij komisioni nënkryetari demokrat Gjana kërkoi që raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit të mos ndryshojë nga presioni i socialistëve. Gjana kërkoi të tjera shpjegime për shifrat duke këmbëngulur që abuzimi i doganave dhe tatimeve janë më të mëdha.
Sipas raportit të deficitit buxhetor, arrin shifrën 58 milionë lekë. Nga shitja e ndërmarrjeve shtetërore është arkëtuar vetëm 15% e vlerës së tyre me një deficit për buxhetin e shtetit 978 milion lekë. Në tenderat nën 273 raste nuk janë zbatuar rregullat për pranimin dhe dorëzimin e dokumentacionit në Ministrinë e Pushtetit Lokal, Ministrinë e Rendit Publik, Ministrinë e Punëve dhe Çeshtjeve Sociale si dhe në Ministrinë e Mbrojtjes./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame