Jemin Gjana akuza PS për lojën me kandidatët e pavarur – (26 Prill 2001)


Jemin Gjana akuza PS për lojën me kandidatët e pavarur – (26 Prill 2001)

16:28 26/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Demokratët kanë shprehur gatishmërinë të përballojnë me të gjitha mjetet, lojën e socialistëve me kandidatë të pavarur për deputetë. Nënkryetari demokrat Jemin Gjana, shpreson që ligji zgjedhor të ndryshojë, në të kundërt partia e tij do të nxjerrë në skenë skuadrën me lojtarë të pavarur. Gjana hedh poshtë pretendimin e PS, se do të fitojë 84 vende në parlament.

Jemin Gjana:- “Unë mendoj se parlamenti do të ketë kurajon, të rikthejë standartet e duhura, për të mos e nxjerrë jashtë loje ligjin e proporcionalit, që është vendosur. Nëse amendamentet që i mbyllin rrugën kësaj çështje nuk do të trajtohen, pastaj çdo gjë mbetet e hapur, për t’iu përgjigjur lojës që mund të bëjnë të gjithë”.

Gazetari:- A mund t’i fitojë PS 84 vende në parlament, duke përdorur kandidatë të pavarur, sipas mendimit tuaj?

Jemin Gjana:- “Ajo është një lojë, një përpjekje, një tentativë. Unë mendojë se ka edhe shumë faktorë të tjerë, që e pengojnë mazhorancën e sotme, të sigurojë një fitore tjetër. Unë jam me besim se koalicioni i së djathtës shqiptare, ka të gjitha shanset që të shkojë drejt fitores”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme