Jemin Gjana: “Dialogu Meta-Berisha është i vështirë, por jo i pamundur” – (4 Dhjetor 2000)


Jemin Gjana: “Dialogu Meta-Berisha është i vështirë, por jo i pamundur” – (4 Dhjetor 2000)

19:50 04/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kompromisi është tepër i vështirë me ata, që luajnë rolin e të fortit. Kështu ka deklaruar sot, nënkryetari i PD Jemin Gjana, në lidhje me mundësinë e dialogut mes Metës dhe Berishës. Megjithatë, ai ka nënvizuar se rrugët nuk janë të mbyllura.

Jemin Gjana:- “Asnjëherë nuk kanë qenë të mbyllura rrugët për dialog, por nuk mendoj se ka nevojë të hyjë unë mes Majkos dhe Metës, për të zgjidhur debatin e tyre. Unë mendoj se ai është një debat që ka kohë që zhvillohet mes tyre dhe mund të vazhdojë edhe më tej”.

Gazetarja:- Mendoni se mund të ketë një kompromis mes Berishës dhe Metës?

Jemin Gjana:- “Ka një gjë që është pak i vështirë, kompromisi me ata që ndërmarrin situata terrori dhe bëjnë rolin e të fortit”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme