Jemin Gjana intervistë (17 Shkurt 1999)
Paktin për Rendin e ka sjellë si domosdoshmëri situata kaotike dhe thellimi i krizës ne vend, kështu është shprehur sot nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Jemin Gjana. Për të një ndër njerëzit që pengojnë realizimin e idesë për paktin është dhe Ministri i Rendit Petro Koçi.
“Unë e konsideroj deklarimin e Ministrit Koçi, kundër Paktit për Rendin në varësi me backgroundin e tij si Ministër. Koci është njeriu që ka dalë dhe ka udhëhequr turmat në Fier me tre gishtat lart, Koçi është njeriu që ka udhëhequr turmat për të djegur qytetin e Fierit. Mbi këtë background megjithëse me një pamje tjetër në lukun e tij është e ndërtuar edhe ajo çfarë ai përpiqet të kundërshtojë gjithçka sepse mesa duket karrigia e Ministrit Koçi si dhe shumë të tjerëve që kanë ardhur në politikën shqiptare me ngjarjet e ’97-ës notojnë mbi gjak, notojnë mbi krime dhe ashtu e kanë nisur për t’a ndërtuar dhe ashtu mendojnë se mund të vazhdojnë për t’a ndërtuar situatën e rendit. Më duket se kanë ardhur momente të tilla që të mos diskutosh më a do kthehet PD-ja në Parlament por të diskutosh nëse ka ardhur momenti që ky Parlament të shkrihet dhe t’i hapë rrugën në zgjedhje të parakohëshme në Shqipëri.” /tvklan.al