Jemin Gjana: “Nëse nuk ka konsensus, rrezikohen zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri” – (6 Shkurt 2001)


Jemin Gjana: “Nëse nuk ka konsensus, rrezikohen zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri” – (6 Shkurt 2001)

13:02 06/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Demokratike nuk do të bjeri më në grackën e zgjedhjeve të Tetorit. Kështu ka deklaruar sot, nënkryetari i kësaj partie, Jemin Gjana, duke nënvizuar se ka disa faktorë të interesuar, që duan ta çojnë PD drejt bojkotit. Aktualisht procesi parazgjedhor është bllokuar tek ndryshimi i formulës për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ, hartimi përfundimtar i listës së zgjedhësve, kodi elektoral dhe ndarja e re e zonave. Sipas PD nëse nuk arrihet konsensusi për këto probleme, zgjedhjet parlamentare të Qershorit janë të rrezikuara.

Jemin Gjana:- “Veç listave dhe zonave, që janë probleme gjithashtu, që kanë të bëjnë me infrastrukturën e zgjedhjeve. KQZ dhe kodi elektoral, ndryshimet në këtë kod si dhe mënyra e rindërtimit të KQZ. Në qoftë se të gjitha këto nuk do të ecin në mënyrën e duhur, për të gjetur zgjidhjet konsensuale, gjeja që rrezikohet, janë zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme