Jemin Gjana për Brojkën – (1 Dhjetor 1999)


Jemin Gjana për Brojkën – (1 Dhjetor 1999)

23:25 01/12/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me deputetin demokrat Jemin Gjana i cili flet për Kryebashkiakun e Tiranës Albert Brojka.

Jemin Gjana, deputeti i PD:- “Brojka me qëndrimet që ka mbajtur, me qëndrimet që ka shprehur dhe me alternativat që ka parashtruar në shtyp gjithë këto muajt e fundit, e ka shprehur qartë vendimin e tij për t’u larguar nga drejtimi i PD dhe për t’u distancuar nga PD-ja dhe strukturat e saj legale. Ndërsa lidhur me atë që ka deklaruar zoti Minarolli, unë mendoj që zoti Minarolli është shprehur në emër të PD-së për degën e Tiranës, ku Brojka bën jetën e partisë siç ka deklaruar deri tashti që vazhdon të mbetet në parti, sepse ai e ka deklaruar vetë largimin prej strukturave të PD-së. Dhe unë mund t’ju them që deri më sot në PD s’ka funksionuar asnjëherë vendim përjashtimi, përveçse dy raste që nga 91 deri më sot. Njëri ka qenë rasti i parë kur është marrë një vendim dhe që ka të bëjë me Gramoz Pashkon kur grupi parlamentar i PD-së është mbledhur ka diskutuar dhe e ka përjashtuar nga grupi parlamentar por jo nga PD-ja. Dhe rasti i dytë është kur një Konferencë e Jashtëzakonshme është mbledhur për rastin e Eduart Selamit. Në të gjitha rastet e tjera, të gjithë ata që fillimisht ju bashkuan PD-së, regjistruan testerat tek PD janë të vetëlarguar nga PD sepse s’ka asnjë akt përjashtimi në PD”./tvklan.al 






Të ngjashme