Jemin Gjana për kandidaturat e PD në zgjedhjet lokale – (2 Korrik 2000)


Jemin Gjana për kandidaturat e PD në zgjedhjet lokale – (2 Korrik 2000)

21:28 02/07/2000

Lajme Arkiva -Tv Klan 2000

Partia Demokratike ka përfunduar dy fazat e para të strategjisë së saj për zgjedhjet lokale. Ndërkohë faza e tretë ka të bëjë me përcaktimin e emrave që do të kandidojnë në këto zgjedhje. Deri tani drejtuesit e lartë demokratë, janë treguar mjaft të kujdesshëm, për të mos dekonspiruar të paktën emrat e atyre që do të kandidojnë në bashkitë kryesore të vendit, e veçanërisht për Bashkinë e Tiranës.

Jemin Gjana, Nënkryetar i PD:- “Faza e përcaktimit të kandidaturave është faza përmbyllëse, fazë e cila do të koencidojë pikërisht me shpalljen e kandidaturave pastaj fillimin e fushatës. Janë përcaktuar dy faza të tjera me të cilat po punohet intensivisht. Kështu që, fakti që ende ose e kemi përcaktuar atë si fazën përfundimtare përmbyllëse të periudhës para çeljes së fushatës me kandidatët, do të thotë që ende strukturat legale të PD, nuk janë marrë me çështjen e kandidatëve”.

Megjithatë në korridoret e selisë blu, qarkullojnë emrat pretendent për Bashkinë e Tiranës. Bamir Topi, Mentor Petrela apo avokati Spartak Ngjela, i propozuar nga grupimi Bashkimi për Demokraci, janë emrat e përfolur dei tani, por jo të konfirmuar./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego  






Të ngjashme