Jeni gati për të shijuar “Xing me Ermalin”? Ja kur fillon!
Duhet të prisni edhe disa ditë për të ndjekur programin më të ri “Xing me Ermalin”, që do të vijë në ekranin e Televizionit Klan.
Moderatori Ermal Mamaqi përmes një fotografie të postuar në Instagram, tregon se është në provat e tij të fundit dhe se me 24 Shtator do të fillojë transmetimin e emisionit të tij me një format të ri. Vetëm pak ditë më parë ai bëri të ditur edhe personazhin e parë të ftuar në emisionin e tij përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, i cili do të jetë ish-Kryeministri Sali Berisha. Të tjera detaje mbeten për t’u zbuluar të shtunën, me 24 Shtator, në ekranin më të ndjekur të shqiptarëve. Ermal Mamaqi u bë pjesë e Televizionit Klan më 1 Qershor, kur u zyrtarizua marrëveshja 3-vjeçare me Drejtorin e Përgjithshëm, Aleksandër Frangaj./ tvklan.al