Jennifer Lopez, ëndrra e Alex Rodriguez që në vitin 1998
I ftuar në programin “Tonight Show”, Alex Rodriguez ka ndarë me fansat detaje interesante rreth marrëdhënies së tij me “Jennifer Lopez”. Ajo që habiti fansat ishte një video e vitit 1998, e transmetuar në studio.
“Cila do të ishte një takim ëndërr për Alex Rodriguez?”, e pyet burri pas kamerës. “Jennifer Lopez, shpresoj se mund të më gjeni një datë me të“, përgjigjet Rodriguez.
Pas videos së transmetuar, Alex nuk e mbajti dot të qeshurën në studio dhe tha se ëndrrat në të vërtetë realizohen në Amerikë.
“Duhet të dish të presësh, mua m’u desh të prisja 20 vite”.
Për sa i përket dasmës me këngëtaren, Rodriguez shtoi se duan një ceremoni sa më private me 100 njerëz, jo me milion./tvklan.al