Jep dorëheqjen kabineti qeveritar në Liban


Jep dorëheqjen kabineti qeveritar në Liban

18:51 10/08/2020

Protestat e dhunshme pas shpërthimit në Bejrut

Qeveria e Libanit dha dorëheqjen, 6 ditë pas protestave të dhunshme në rrugët e Bejrutit. Largimin e kabinetit e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë, i cili tha për gazetarët se “i gjithë kabineti është dorëhequr”.

Shkak janë bërë protestat që nisën pas shpërthimit masiv në portin e Bejrutit, që shkaktoi 160 viktima dhe mbi 6 mijë të plagosur.

Shumë shtete kanë premtuar ndihma ekonomike për libanezët. Presidenti francez Emmanuel Macron ishte në Bejrut pas shpërthimit dhe foli për “ndryshim” dhe “reforma të menjëhershme”.

Tv Klan






Të ngjashme