Jepen 2 burgime përjetë për vrasjen e biznesmenit grek


Jepen 2 burgime përjetë për vrasjen e biznesmenit grek

16:16 09/09/2017 https://youtu.be/3sjIlb9IrAM

Më 23 qershor të vitit të kaluar një vrasje 4-fishtë tronditi Qipron, por jo vetëm. Masakra ndodhi në një restorant në Ayia Napa dhe viktimat ishin biznesmeni i njohur grek Phanos Kalopsidiotis, një oficer policie dhe gruaja e tij.

Në vendin e ngjarjes mbeti i vrarë edhe një nga atentatorët, shqiptari Jani Vogli, i cili besohet se ai u ekzekutua nga bashkëpunëtori i tij, shqiptari Aleks Burreli i cili nuk u gjet asnjëherë. Për këtë ngjarje u arrestua pronari i restorantit që akuzohet se u tregoi autorëve të largoheshin në një rrugë ku mungonin kamerat e sigurisë dhe roja serb i biznesmenit. Ai u akuzua për bashkëpunim pasi në momentin e vrasjes ndodhej në tualet.

Gjykata vendosi një ditë më parë dënimin me burgim të përjetshëm për pronarin e restorantit dhe badigardin serb të biznesmenit. Më herët për këtë çështje janë dhënë edhe 2 burgime të tjera të përjetshme për 2 persona të dyshuar si të përfshirë në atentat. Për shkak të përfshirjes së shqiptarëve në këtë ngjarje në hetime u përfshinë edhe autoritetet shqiptare. Dyshohet se atentatorët Jani Vogli dhe Aleks Burreli u paguan për kryerjen e kësaj vrasjeje. Tv Klan

 






Të ngjashme