Jepet dënimi për vrasësit e shqiptarit në Angli
20 vjet burg ka dhënë gjykata e Winchester në Britani, për dy vrasësit e shqiptarit Shkëlzen Dauti.
21 - vjeçari, i cili njihej me emrin Genny u godit për vdekje me thikë në kraharor në Southampton, orët e para të 11 Marsit të këtij viti. Lee Marc Williams, 27 vjeç dhe Christopher Jones, 28, të dy nga Uellsi verior pranuan akuzat e vrasjes dhe grabitjes. Autoritetet e konsideruan sulmin ndaj të riut shqiptar si"të pa provokuar, të dhunshëm dhe të pa kuptimtë”.
BBC shkruan se ata u dënuar të dy me 20 vjet burg për vrasje dhe 10 vjet për grabitje. Williams u dënua me 2 vite të tjera plus, për mbajtjen e një thike. Gjatë seancës gjyqësore u zbulua se Dauti punonte si shpërndarës droge për bandat e Southampton. 21 – vjeçari u vra pasi Williams dhe Jones nuk kishin para për të paguar për kokainën që kishin porositur. Ata u takuan me të riun në një cep dhe pasi e grabitën, e goditën me thikë në zemër./tvklan.al