Aeroporti i Kukësit me koncension
Qeveria vendosi të japë me koncension aeroportin e Kukësit.
Oferta e pakërkuar është paraqitur nga bashkimi i shoqërive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD” dhe në mbledhjen e qeverisë është vendosur të miratohet bonusi prej 8% të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar.
Duke marrë parasysh këtë vendim të qeverisë për aeroportin e Kukësit dhe projektin paralel për aeroportin e Vlorës, pritet që çmimet e fluturimeve për qytetarët shqiptarë jashtë vendit të ulen ndjeshëm për shkak të konkurrencës.
Për momentin aeroporti i Rinasit është i vetmi që ofron fluturime jashtë. Situata monopol ka bërë që pas 2008-s, ky koncensionar, çdo para që ka fituar e ka çuar në arkën personale të aksionerëve të tij.
Sipas llogaritjeve të bëra nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, rezulton se prej 2005-s deri më sot, ky koncesion ka realizuar 130 milionë Dollarë fitime neto.
Disa të dhëna zyrtare të publikuara pak ditë më parë nga Tv Klan tregojnë se aeroporti i vetëm i Shqipërisë ka tarifa 2 deri në 3 herë më të larta se rajoni, fakt i pranuar ky edhe nga Autoriteti i Konkurrencës.
Këto tarifa i bëjnë çmimet e biletave për shqiptarët më të shtrenjtat në rajon dhe sipas të dhënave, kompania koncesionare përfiton 25 % të çmimit të biletave.
Tv Klan