Jessie J i dërgon një mesazh të përzemërt ish të dashurit për ditëlindje
Sipas “Page Six”, këngëtarja Jessie J i ka dërguar një mesazh të përzemërt ish-të dashurin të saj Channing Tatum, për ditëlindje.
“Gëzuar ditëlindjen e 40-të. Ti je një person me të vërtetë i veçantë. Jam shumë mirënjohëse që ke lindur dhe madje edhe më mirënjohëse që u njohëm“.
Në një tjetër postim Jessie shkruan: Vazhdo të jetosh jetën tënde më të mirë!”
Këngëtarja dhe Tatum kanë pasur një lidhje me ndarje të vazhdueshme, për disa vjet radhazi. Ata fillimisht u takuan në Dhjetor të vitit 2018, por lidhja e tyre u konfirmua një vit më vonë.
Çifti së fundmi u panë së bashku në Janar të këtij viti në “Grammys”, por i dhanë fund lidhjes sërish në muajin Prill.
Sipas një burimi, ndarja e tyre ishte miqësore, pasi e kuptuan që gjërat nuk po funksiononin si çift mes tyre. Prandaj vendosën që të ti jepnin fund lidhjes dhe të ishin thjesht miq me njëri-tjetrin.
Por postimi i fundit i Jessie ka shtuar sërish zërat për një ribashkim të mundshëm midis tyre./tvklan.al