Jeta e Amik Kasoruhos


Jeta e Amik Kasoruhos

Autori: Blendi Fevziu

23:42 07/06/2010

Shkrimtari dhe përkthyesi Amik Kasoruho ishte i ftuari sotëm i emisionit “Opinion”.  Ai u largua nga Shqipëria në fillim të viteve ’90 dhe aktualisht jeton në Itali, por është shumë aktiv në rikujtimin e historisë së Shqipërisë.

Historia e tij është shumë interesante, që  lidhet me vitet e rënda të komunizmit.  Pavarësisht 20 viteve që na ndajnë prej tyre, kanë mbetur ende të pazbardhura plotësisht dhe të mbështjella në pjesën e tyre të misterit, dhimbjes dhe mosrrëfimit.

Një vend si Shqipëria, që ka vuajtur për 46 vite një nga diktaturat më të ashpra në Europë, e ka dokumentuar shumë pak këtë kohë. Por Amik Kasoruho është ndër të vetmit që ka arritur të hedhë në letër jetën, dhimbjen, trishtimin, si dhe përpjekjet e shqiptarëve për mbijetesë.

Shkrimtari rrëfeu detaje nga arrestimi i tij kur ishte vetëm 17 vjeç, si dhe dëshmi të shqiptarëve që e kanë vuajtur diktaturën.

“Arrestoheshin të gjithë ata që nuk ulnin kokën, nuk thonin amin. Duhet të mohoje mendimet e tua, duhet të mohoje personalitetin dhe dinjitetin tënd dhe t’i nënshtroheshe një diktature, që kishte filluar të jepte shenjat e e një egërsie të madhe”, u shpreh Kasoruho./tvklan.al






Të ngjashme