Jeta e dyfishtë e terroristit të Orlandos


Jeta e dyfishtë e terroristit të Orlandos

16:14 14/06/2016

Detaje të reja dalin në dritë rreth masakrës në klubin e homoseksualëve në Orlando, që shkaktoi 49 viktima dhe 53 të plagosur. Autori i sulmit, 29 – vjeçari Omar Mateen, dyshohet se bënte një jetë të dyfishtë.

Prej 3 vitesh, ai ka qenë frekuentues i klubit Pulse, ku ndodhi masakra. Lajmi u konfirmua nga disa persona për media të ndryshme amerikane.

Njëri nga dëshmitarët në klub rrëfen për

New York Daily News

se e kishte parë Mateen disa herë të bisedonte me njerëz të ndryshëm, madje e përshkruan 29 – vjeçarin si djalë të mbarë.

Një tjetër frekuentues i klubit tha për

Washington Post

se e ka parë shpeshherë agresorin në klub dhe se e kishte njohur atë përmes një aplikacioni takimesh.

Nisur nga të rejat e fundit, CNN pyeti ish – gruan e Omar Mateen nëse ai ishte homoseksual, por ajo tha se nuk kishte informacion për një fakt të tillë.

Ndërkohë “Daily Mail” arriti të hyjë në apartamentin e terroristit, ku dallohej jeta e ç’rregullt që ai bënte. Në apartament gjendeshin postera të filmave fantastiko – shkencorë, sende fetare dhe një libër me pjesë nga Kurani.

Tv Klan






Të ngjashme