Jeta e vështirë e Hadebe
Punonte si roje sigurie, por për shkak se tumori që ka në fytyrë vijon të rritet çdo ditë e më shumë, ai u hoq nga puna, pas ankesave të klientëve.
39 – vjeçari Sipho Hadebe jeton prej 12 vitesh në këtë gjendje dhe tumori është rritur kaq shumë sa ai e ka të vështirë të marrë frymë. Mjekët thonë se tumori po peshon në rrugët e tij të frymëmarrjes dhe pas ekzaminimeve, ata konfirmuan se pas një viti ai nuk do të jetë më në gjendje të marrë frymë. Ai qëndron prej vitesh në listën e pritjes për t’iu nënshtruar operacionit për të hequr këtë masë nga fytyra, që tashmë duket se është e vetmja mënyrë që ai ka për të rifituar mbrapsht punën. Por për shkak të të ardhurave të pakta, kjo nuk ka qenë e mundur. Për këtë arsye, Hadebe nisi një fushatë për mbledhjen e fondeve me anë të donacioneve. Dhe tashmë, fatmirësisht, atij iu dhurua nga të panjohurit më shumë se 2 mijë paundë dhe 39 -vjeçari pritet që t’i nënshtrohet një operacioni që ekspertët besojnë se do t’i shpëtojë jetën./tvklan.al