Jeta e veshtirë e Maks Cicikut (16 Janar 1999)
Kjo është shtëpia ku ka jetuar Maks Circiku, personazhi më i përfolur i orëve të fundit. Një shtëpi e vjetër tiranase ku ai jetonte me të atin, njerkën dhe motrën e vogël 3-vjeçare. I rritur me një fëmijëri të vështirë, për shkak të ndarjes së prindërve të tij, Maksi pas vdekjes së të atit 3 vite më parë shkoi të jetonte me të emën.
Por njerka e tij tregon se akoma dhe sot nuk i beson ato akuza të çuditshme drejtuar Maksit. Ai pasi mbaroi shkollën e mesme fetare në Cërrik, u dërgua të vazhdonte studimet e larta në Arabinë Saudite. Ai atje ndoqi një universitet fetar për tre vite. Pas mbarimit të shkollës Maksi është rikthyer në Shqipëri ku për një farë kohe mbeti i pa punë.
Më pas një miku i tij arab e ndihmoi të niste një aktivitet. Prej disa muajsh ai drejtonte një polici private por njerka e tij tregon se ai akoma nuk kishte arritur të ushtronte të plotë aktivitetin për shkak të mungesës së parave. Pas daljes nga burgu një javë më parë, ai u mundua të qetësonte familjarët e tij se të gjitha akuzat janë të pavërteta dhe duke u thënë se lidhjet me islamin janë thjesht fetare. Për të me arabët kishte vetëm lidhje biznesi.
Arrestimi i tij për të dytën herë kishte shtuar më shumë frikën sot tek të gjithë familjarët e tij të cilët në pamundësi për të bërë diçka, vetëm prisnin se çdo të bëhej me njeriun e tyre./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj