Jeta jashtë ekranit e spikereve të Tv Klan dhe Klan Plus (Video)
I shohim çdo ditë në ekran, duke dhënë me profesionalizëm të rejat më të fundit. Por sot spikeret e Tv Klan dhe Klan Plus Anjola Hamzaj, Brikena Prifti, Enita Mema dhe Oljana Maloku ishin të ftuara në emisionin “Rudina” për të folur për jetën jashtë ekranit.
https://youtu.be/75127IPcoec?t=10m14s
Oljana Maloku prej 22 muajsh është nënë e një djali të quajtur Anuar. Ajo tregon se i mungon shumë gjatë ditës djali, por ndihet mirë që ai është përshtatur me dadon që kujdeset për të.
“Unë kam një djalë që është 22 muajsh, ende shumë i vogël. Erdhi në momentin më të bukur, e prisja dhe ka ndryshuar jetën time. Gjashtë muajsh e gjysmë e kam lënë dhe kam rifilluar punën. Janë afro 10 orë që unë rri pa djalin. Puna, rruga, mbase ndonjë takim pas pune. Tani ai po lidhet edhe më shumë me mua dhe ndonjë fjalë që mund të më thotë më fiksohet gjatë gjithë ditës, por e tillë është jeta dhe ana profesionale duhet. Më mungon, por më vjen mirë që është përshtatur me dadon dhe ndonjëherë mëngjeseve thërret atë dhe jo mua. Më vjen keq, por jam edhe e lumtur që ai ndihet mirë gjatë ditës me të”,
tha Maloku.
Ndërkohë Enita Mema rrëfeu se këtë vit për të është risi fakti që djali i saj Daniel ka nisur parashkollorin dhe kjo ka qenë sfidë edhe për të.
“Danieli është tashmë 5 vjeç e gjysmë, e reja e këtij viti është se është futur në parashkollor dhe ishte një sfidë e re. Ishte fëmijë që ishte mësuar me kapriço, por është i kënaqur. Është shumë e vështirë të bësh ndarjen mes punës dhe familjes. Fëmija kërkon gjithmonë kohën e vet dhe nuk ngopet asnjëherë me nënën. Por nëse ka një bashkëpunim me babain, ai kalon gjysmën e kohës me të dhe gjysmën tjetër me nënën. Por nuk duhet harruar edhe ndihma e prindërve tanë që është e jashtëzakonshme. Vetëm do të ishte lodhje shumë e madhe. Në jetën e përditshme unë jam shumë sportive, me xhinse dhe atlete. S’kam lidhje me xhaketat”,
tregoi.
Spikerja e re e Tv Klan Brikena Prifti tha se edhe jashtë punës pëlqen të vishet me këmisha dhe xhaketa. Ndërkohë fundjavat parapëlqen t’i ketë sportive.
“Unë kam vetëm dy vite që kam mbaruar studimet dhe ka qenë ndjesi shumë e mirë kur mora ofertën për të qenë në Klan. Përgjithësisht unë jam natyrë formale. Më kanë pëlqyer gjithmonë këmishat dhe i kam veshur që e vogël. Më pëlqejnë shumë edhe xhaketat, i vesh edhe jashtë studios së lajmeve. Fundjavat më pëlqejnë të jem sportive dhe patjetër kam edhe veshje sportive në garderobën time”,
tha Prifti.
/tvklan.al