Jeta publike dhe jeta private e personazheve të njohur (2009)


Jeta publike dhe jeta private e personazheve të njohur (2009)

Autori: Blendi Fevziu

23:04 03/02/2009

Opinion-Raporti mes jetës private dhe jetës publike tek personazhet e njohur është ndër temat më të diskutuara. Vitet e fundit kjo temë ka qenë në qendër të vëmendjes së gazetarisë botërore, ka nisur në fund të viteve 1920, por ka njohur një bum të jashtëzakonshëm duke filluar nga vitet 1975.

Aktualisht sot në botë tabloidët kanë një tirazh shumë herë më të madh se sa ato që konsiderohen serioze. Krimet, skandalet apo ngjarjet që kanë lidhje me personazhet VIP të politikës, sportit, artit apo muzikës përbëjnë një format mjaft popullor.

Dhe për të diskutuar mbi këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan disa prej personazheve të njohur në vend si Monika Kryemadhi, Soni Malaj, Eneda Tarifa, Zefina Hasani, Erjon Tase, Andis Harasani, Ledina Celo, Robert Rakipllari dhe në lidhje direkte Feliks Bilani.

“Është normale që të gjithë lexuesit e shtypit shqiptarë duke parë politikanët apo njerëzit e skenës të kërkojnë të njohin më tepër se sa pamja e jashtme. Kërkojnë një model ndryshe nga ai klasiku”, tha Erjon Tase.

“Njerëzit nuk kanë më aq shumë kohë dhe durim për të lexuar intervista dhe shkrime të gjata. Një foto dhe një tekst i shkurtër është më i lezushëm”, tha Hasani./tvklan.al

Të ftuar: Monika Kryemadhi, Soni Malaj, Eneda Tarifa, Zefina Hasani, Erjon Tase, Andis Harasani, Ledina Celo, Robert Rakipllari dhe në lidhje direkte Feliks Bilani.






Të ngjashme