Jetesa në çadër, qindra banorë të fshatrave të Tiranës jashtë


Jetesa në çadër, qindra banorë të fshatrave të Tiranës jashtë

16:40 28/11/2019

Kërkojnë ndihmë për rindërtimin e shtëpive

 “Mbi 200 shtëpi në fshatin Prezë janë të pabanueshme, ndërsa autoritetet kërkojnë ndihmë me çadra, ushqime, veshmbathje dhe shërbime mjekësore, pasi dera e qendrës shëndetësore të fshatit ka mbetur e bllokuar prej tërmetit të së martës.”

Njerëzit ndodhen në panik.

Shumë prej tyre kanë dy ditë që jetojnë në çadër.

Ata kërkojnë ndihmë.

Shtëpitë të dëmtuara më shumë janë ato të vjetra.

Banorët janë në ankth dhe luten që shteti t’i kthejë sytë nga ata.

Edhe Kalaja e Prezës nuk i ka shpëtuar mëshirës së goditjeve të tërmetit. Bedeni Veri-Lindor dhe Kulla e Sahatit janë prishur.

“Ekspertët kanë rrethuar murin që të mos kalohet përgjatë tij për çështje sigurie.”

Sapo hyn edhe në Pezë pamja që të del përpara është kjo shkollë.

 “Shkolla 16 shtatori është shpallur e rrezikshëm. Ekspertët teknikë po nxjerrin jashtë mjetet mësimore dhe më pas godina do të shembet.

Mbi 40 shtëpi në këtë fshat janë të pabanueshme.

Kjo familje me 6 fëmijë ka dy ditë që rri në çadër.

Ka dhe nga ata banorë që dimri i ka zënë në çadër që prej tërmetit të 21 shtatorit.

Banorët kërkojnë që të gjithë të solidarizohen dhe të gjendet mundësia që ata, siç e thonë vetë “të kenë një çati mbi kokë”.

Tv Klan






Të ngjashme